Rritja e rasteve me fruth në Kosovë: Rëndësia e vaksinimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026 janë konfirmuar 180 raste me fruth në Kosovë.

Sipas të dhënave nga IKSHPK, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar tetë raste të reja.

Instituti thekson se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth u përkasin personave që nuk janë vaksinuar me vaksinën MMR.


- Advertisement -

Për shkak të situatës aktuale me fruthin, IKSHPK-ja ka intensifikuar, përveç vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, edhe vaksinimin e vonuar për fëmijët që për arsye të ndryshme nuk janë vaksinuar me kohë.

Sipas institutit, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3.176 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç në kuadër të vaksinimit të vonuar.

IKSHPK-ja ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve për rritjen e shkallës së vaksinimit. “Vaksinimi është mbrojtja më e mirë – së bashku mbrojmë shëndetin e fëmijëve!”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me vaksinimin e rregullt të fëmijëve dhe me vaksinimin e vonuar, me qëllim të rritjes së mbrojtjes ndaj fruthit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *