Rrahman Paçarizi komenton amanetin e Rexhep Qosjes: Letra e tij është një dokument personal dhe familjar

Opinionisti Rrahman Paçarizi, në një intervistë për Rubikon në KlanKosova, ka vlerësuar letrën e amanetit të Rexhep Qosjes si një dëshmi e qartë e vullnetit të tij.

Paçarizi theksoi se letra tregon që Qosja ka qenë i kthjellët mendorisht kur e ka shkruar, pa u ndikuar nga frika apo presioni i momentit.

Megjithatë, ai ka shprehur dyshime në lidhje me publikimin e saj, duke e cilësuar si një letër që nuk ishte domosdoshmërisht për t’u bërë publike. “Letrat e tilla, nuk e di nëse është dashur të botohen, nuk e di pse e kanë shpallë.


- Advertisement -

Ndoshta për me i bind njerëzit që kjo ka qenë vërtetë dëshira e tij.

Por realisht është letër krejt personale familjare që nuk ka pasur nevojë që të publikohej”, tha Paçarizi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *