Ermiona Lekbello e ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Ferma VIP 3”, në një moment të pazakontë për nisjen e spektaklit të kësaj të premteje.
Sapo moderatorja Arbana Osmani u lidh me fermerët, nga Ermiona erdhi një kërkesë e papritur: ajo kërkoi të ndërpresë menjëherë rrugëtimin e saj në reality-show, duke deklaruar se nuk po ndjehet mirë në ambient dhe se energjia mes banorëve nuk është e përshtatshme për të. “Unë po e lë rrugëtimin tim këtu.
Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin.
Kam një energji jo të mirë këtu.
Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient.
Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot”, u shpreh Lekbello gjatë bisedës.
E pyetur nga Arbana se çfarë konkretisht e kishte shtyrë në këtë vendim, Ermiona renditi disa arsye që, sipas saj, e kanë bërë të ndihet e ngarkuar emocionalisht. “Energjia, ngacmimet, sharjet, shikimet mospërfillëse.
Unë do ta lë tani në këto momente.
Nuk po rri dot.
Kam një pështirje brenda meje që kisha kohë që nuk e ndjeja dhe nuk ndihem mirë”, tha ajo.
Megjithatë, duke qenë se Ermiona ishte në televotim, moderatorja i kërkoi që të priste fillimisht verdiktin e publikut, në respekt të atyre që kanë votuar. “Sa është mbyllur televotimi ku ishe pjesë edhe ti.
Unë s’e di si ka shkuar ky televotim, por në respekt të publikut do të kërkoja të presim vendimin e publikut… Kjo për të respektuar njerëzit”, u shpreh Arbana Osmani.
Ermiona u pajtua me këtë kërkesë, duke theksuar se motivi kryesor pse kishte hyrë në “Ferma VIP” kishte qenë publiku. “Në rregull.
Vetëm për publikun u futa këtu”, përfundoi ajo.
