Anëtari i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në gjykimin në Hagë, Lirim Greiçevci, ka pohuar se ka komunikuar drejtpërdrejt me ish-presidentin për ditëlindjen e tij.
Greiçevci e informoi Thaçin për mijëra urime që kanë ardhur nga qytetarët në rrjetet sociale, shprehur dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e fundit e Thaçit në paraburgim në Hagë.
Ish-presidenti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe pret të falënderojë ata personalisht në të ardhmen.
Fotografia e pritjes me nderime ushtarake në akademinë britanike ‘Sandhurst’ në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017, shoqëron postimin e Greiçevcit.




