Rina Balaj reagon pas protestës për Jetlira Foniqi: ‘Ma këputi shpirtin pamja e nënës së saj’

Këngëtarja shqiptare Rina Balaj ka reaguar pas protestës së mbajtur sot për 25-vjeçaren Jetlira Foniqi, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Përmes postimeve në Instagram Story, Rina ka shprehur dhimbjen për familjen e Jetlirës, duke theksuar se Jetlira duhej të ishte ende gjallë.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se prania në protestë nuk është e detyruar për të shprehur solidaritetin dhe dhimbjen. ‘Dita e protestës ishte për nënën e Jetlirës, për vajzën e saj dhe për drejtësinë’, ka thënë Balaj.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *