Problem teknik në sistemet e trafikut ajror ndikon në hapësirën ajrore të Shqipërisë

Për rreth 60 minuta, hapësira ajrore shqiptare u boshatis nga avionët, pas një problemi teknik që goditi sistemet e trafikut ajror të Albcontrol.

Defekti u shfaq rreth orës 17:30, ndërsa ekipet teknike ndërhynë menjëherë për të garantuar sigurinë e fluturimeve, 90% e sistemeve u rikthyen në funksion.

Incidenti shkaktoi vonesa në disa fluturime në nisje dhe mbërritje në aeroportin e Rinasit.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *