Pas më shumë se dy dekadash, një nga komeditë romantike më të dashura të viteve 2000 mund të rikthehet në ekranin e madh.
Paramount është duke zhvilluar vazhdimin e filmit “How to Lose a Guy in 10 Days”, ndërsa Kate Hudson është angazhuar si producente e projektit.
Sipas raportimeve të industrisë, projekti ndodhet ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe skenaristi i filmit nuk është përcaktuar.
Paramount dhe producentët synojnë të rikthejnë Kate Hudson dhe Matthew McConaughey në rolet e tyre ikonike, Andie Anderson dhe Benjamin Barry, por rikthimi i tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Hudson do ta bashkëprodhojë filmin me producenten Stacey Sher përmes kompanisë Shiny Penny.
Detajet e projektit mbeten ende të panjohura.
Filmi origjinal, i publikuar në vitin 2003, tregonte historinë e gazetares Andie Anderson, e cila përpiqet të largojë një mashkull nga vetja për nevojat e një artikulli, gjersa Benjamin Barry vendos bast se mund ta bëjë atë të dashurohet me të brenda dhjetë ditësh.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





