Për rreth një muaj, ky ishte vendi ku ndalohej çdo person jozyrtar.
Me shiritat e sigurisë që rrethonin zonën e rëndësishme hetimore në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ekipet gërmuan pa pushim për 24 ditë.
Autoritetet kosovare zbuluan mbetje mortore të 23 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Procesi i gërmimeve u përfundua zyrtarisht më 21 gusht, duke lënë të martën në Kalludër pa asnjë zyrtar policie.
Kjo situatë e lehtësonte depërtimin deri te varrezat masive, nga ku u nxorën mbetjet mortore.
Gjurmët e gërmimeve janë të dukshme, raporton Tëvë1.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





