Reperi Buta paraburgoset pas përleshjes së armatosur në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj reperit Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.

Sipas autoriteteve, rasti ka të bëjë me një përleshje mes dy personave, e cila ka eskaluar deri në përdorimin e një arme të ftohtë dhe një arme zjarri, duke rrezikuar jetën e të përfshirëve dhe të personave përreth.

Pas shqyrtimit të provave dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Themelore në Ferizaj për caktimin e paraburgimit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *