Rapperi dhe aktori amerikan Mystikal u deklarua fajtor për përdhunim të shkallës së tretë dhe tani përballet me deri në 20 vjet burg.
Një muzikant nga New Orleans, Michael Tyler, akuzohet për rrahjen, mbytjen dhe grabitjen e një gruaje në shtëpinë e tij në Luiziana në vitin 2022.
Tyler, 55 vjeç, përballet me dënim maksimal prej 20 vitesh burgim, me vendimin e gjykatës të planifikuar për qershor.
Ai u akuzua fillimisht për përdhunim të shkallës së parë, por u deklarua fajtor për përdhunim të shkallës së tretë.
Mystikal ka pasur probleme me ligjin më herët për akuza të rënda të abuzimit seksual, duke përfshirë dënime të mëparshme në vitet 2004 dhe 2012.
Ai është njohur për hitet e tij si ‘Shake Ya Ass’ dhe ‘Danger (Been So Long)’.
