Alessandra Mussolini, mbesa e diktatorit fashist italian Benito Mussolini dhe një figurë e njohur, shpeshherë kontroverse në politikën dhe showbiz-in italian, është bërë pjesë e versionit italian të reality show-t Celebrity Big Brother.
Alessandra është vajza e Romano Mussolini, djali i katërt i Benito Mussolinit, dhe Maria Scicolone, motra e aktores së famshme Sophia Loren, çka e bën atë mbesë të kësaj të fundit.
Edicioni i tetë i këtij formati, i njohur në Itali si Grande Fratello VIP, u transmetua premierë më 17 mars në kanalin kryesor të Mediaset, Canale 5.
Karriera e Alessandra Mussolinit ka lëvizur ndër vite mes botës së artit dhe politikës…





