Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Selajdin Berisha’ në Prizren.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi lajmin dhe informoi se patrulla policore ka reaguar pas thirrjes së familjarëve të viktimës.
Pas hapjes së dyrës së shtëpisë, u zbulua trupi i të ndjerit.
Autoritetet lokale dhe ekipi i emergjencës kanë konstatuar vdekjen e tij dhe rasti është nën hetim.
Bashkë me Hetuesin Kujdestar, prokurori i shtetit ka filluar procedurat për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





