Këngëtarja koreano-amerikane, Rei Ami, ka arritur të tërheqë vëmendjen në ceremoninë e MTV Video Music Awards që u mbajt në Los Angeles.
Ajo ka zgjedhur një veshje shumë provokuese, e cila ishte krijuar nga shirita të ngushtë lëkure që ngjanin me gjethe dhe petale.
Pamjen e saj e kompletoi me bizhuteri argjendi, flokë të ngritur dhe grim në stilin e yjeve të viteve 2000.
Në një intervistë për Extra TV, Rei shprehu se synonte të dukej seksi dhe joshëse.
Ajo gjithashtu përmendi fustanin ikonë që Lady Gaga kishte veshur në MTV VMA 2010.
Rei Ami ishte e nominuar për ‘Këngën e Vitit’ me “Golden” nga KPop Demon Hunters, së bashku me HUNTR/X, EJAE dhe Audrey Nuna.
Megjithatë, çmimin e fitoi BTS me “SWIM”.
Karrierën e saj e nisi si artiste e pavarur dhe fitoi më shumë vëmendje në vitin 2019 me këngët “MAKE IT MINE”, “SNOWCONE” dhe “DICTATOR”.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





