Alina Habba, ish-avokatja personale e presidentit amerikan Donald Trump, ka kurorëzuar dashurinë e saj me miliarderin turk Turhan Mildon në një ceremoni të jashtëzakonshme në hotelin “Waldorf Astoria” në New York.
Sipas vlerësimeve të publikuara nga “New York Post”, organizimi i kësaj dasme ka kushtuar rreth 8.8 milionë euro.
Salla e ceremonisë ishte e zbukuruar me rreth 900 mijë lule, të cilat ishin sjellë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa çifti shkëmbeu betimet përpara një aranzhimi të madh me trëndafila të bardhë dhe rozë.
Një moment i veçantë ishte vallëzimi i parë i çiftit, nën tingujt e këngës “Hier Encore”, që u interpretua nga një këngëtar francez i angazhuar posaçërisht për këtë rast.
Gjatë mbrëmjes, Habba ndërroi tre fustane.
Fillimisht, ajo kishte veshur një fustan të bardhë me detaje dantelle dhe bisht të gjatë, më pas kaloi në një fustan të gjatë me shkëlqim, dhe për festën zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë me temina.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe figura të njohura nga rrethi politik i Trumpit dhe personalitete të tjera publike, si ish-boksieri Mike Tyson, drejtorin e FBI-së Kash Patel dhe prokurorin federal amerikan Todd Blanche.
Pas dasmës, reperi Nelly performoi për të pranishmit.
Organizimi i festës u besua kompanisë “YSD Events”, dhe atmosfera ishte e shoqëruar nga performanca e një orkestre prej 30 anëtarësh.
Fëmijët e Habbas, Chloe dhe Luke, qëndruan pranë çiftit gjatë pjesës më të madhe të mbrëmjes.
Habba dhe Mildon u njohën më herët gjatë këtij viti në një event të organizuar në Kennedy Center.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





