Veshja elegante, por e guximshme e Lauren Sánchez, shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, ku disa komentues e konsideruan atë të papërshtatshme për rastin.
Paraqitja e saj u bë temë diskutimi pas një darke gala në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo ishte e pranishme me Jeff Bezos, për nder të vizitës së presidentit kinez Xi Jinping.
Vëmendja e publikut ishte tërhequr sidomos nga fustani i saj i zi, i ngushtë pas trupit dhe me supe të zbuluara.
Ky ishte një krijim i shtëpisë së modës Alexander McQueen, me prerje “mermaid” që vuri në pah dekoltenë e saj.
Fustani kishte një stil minimalist, pa shumë detaje dekorative, çka e zhvendoste vëmendjen te silueta e saj e mrekullueshme.
Veshja e theksonte figurën e saj, e cila ishte kompletuar me një varëse dhe vathë me diamante.
Megjithatë, zgjedhja e saj nuk u prit mirë nga të gjithë.
Një pjesë e përdoruesve në platformën X e konsideruan veshjen “të papërshtatshme për një darkë shtetërore”, ndërsa disa të tjerë shprehën se “paraja nuk mund ta blejë stilin”.
Një komentues shkroi: “Pak dinjitet, për hir të Zotit.
Kjo është një darkë shtetërore dhe ti je 56 vjeçe”, ndërsa një tjetër theksoi: “Ajo e pëlqen shumë ta vërë dekoltenë në plan të parë.” Megjithatë, pati edhe mbështetje për zgjedhjen e saj.
Një përdorues komentoi: “Ky fustan në fakt është mjaft konservator krahasuar me disa nga paraqitjet e saj të mëparshme.” Një tjetër shtoi: “Unë mendoj se kësaj here ka zgjedhur një fustan mjaft të mirë.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





