Qytetari Erlis Sina ka reaguar sot ndaj një statusi të publikuar më herët nga Kryeministri Edi Rama, duke mos pranuar të identifikohet me figurën e kryeministrit dhe e akuzuar atë për problematikat që kanë shtyrë qytetarët të protestojnë.
Sina kritikon drejtpërdrejt qeverisjen dhe akuzon kryeministrin për emigrimin e mijëra të rinjve, padrejtësi dhe arrogancë të pushtetit.
Ai gjithashtu flet për arsyet e protestave qytetare dhe kërkon që fotografia e tij të mos përdoret për të fshehur dështimet e qeverisjes.
Reagimi i Sinës vjen pasi Kryeministri Edi Rama përdori fotografinë e tij në një postim drejtuar protestuesve në Tiranë.
Rama tha se protestuesit janë qytetarë që kanë mbetur besnikë ndaj bindjeve dhe shqetësimeve të tyre dhe i bëri thirrje të mos lejojnë që hallet e tyre të shfrytëzohen nga të tjerët.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





