Perparim Rama publikon pamje nga terreni: Nis sanimi i gropave në rrugët e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka nisur sanimi i gropave në rrugët e kryeqytetit.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet kanë filluar që në orët e hershme të mëngjesit, me ekipe që po angazhohen në terren për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Mëngjesi në Prishtinë filloi me punimet për sanimin e gropave në rrugët e qytetit.🚧”, ka shkruar ai në postimin e tij.


- Advertisement -

Në videon e publikuar nga kryetari i Prishtinës shihen punëtorët duke punuar në sanimin dhe rregullimin e gropave në disa segmente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

Komuna e Prishtinës ka theksuar vazhdimisht se mirëmbajtja e rrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane mbeten ndër prioritetet kryesore, ndërsa punimet pritet të vazhdojnë edhe në zona të tjera të qytetit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *