Reagimi i Nënkryetarit të Kuvendit pas tërheqjes së Bekim Sejdiut për president të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pas tërheqjes së kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës. ‘Dështimi i dy kandidaturave për president të Kosovës, i një kandidateje për Nobel dhe i një profesori e profesionisti ndërkombëtarisht të dëshmuar, është një ogur i keq.

Këto janë pasojat e rënda të një trashëgimie të sëmurë politike, ku terminalet, tenderët, funksionet diplomatike e aksham pazaret prodhojnë bashkëpunim politik më shumë sesa integriteti, kredibiliteti dhe vlera profesionale,’ ka shkruar Gola.

Tutje ai ka thënë se sa më i pavarur të jetë kandidati, aq më pak duket se i hyn në punë matematikës së politikës kosovare. ‘Kur një sistem politik fillon t’i refuzojë njerëzit e vlefshëm pikërisht sepse nuk i detyrohen askujt, atëherë nuk janë kandidatët ata që dështojnë, por sistemi dhe kultura politike,’ përfundoi ai.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *