Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një humbje për vendin dhe procesin institucional.
Deputeti Ardian Gola ka thënë se dështimi i kandidaturave të Feride Rushitit dhe Bekim Sejdiut është “ogur i keq”, duke vlerësuar se të dy përfaqësonin figura me integritet dhe kredibilitet të lartë profesional.
Sipas Golës, dështimi i tyre tregon për pasojat e një “trashëgimie të sëmurë politike”, ku interesat dhe pazaret partiake kanë më shumë peshë sesa vlerat profesionale. “Sa më i pavarur të jetë kandidati, sa më pak borxhe politike të ketë, sa më i respektuar profesionalisht dhe ndërkombëtarisht të jetë, aq më pak duket se i hyn në punë matematikës së politikës kosovare”, ka shkruar Gola.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





