Reagimi i fortë i Sadik Zeqirit ndaj gjuhës fyese në rrjetet sociale në Kosovë

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Sadik Zeqiri, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese dhe akuzave që, sipas tij, po përhapen lirshëm në rrjetet sociale, duke paralajmëruar pasoja serioze për shoqërinë dhe stabilitetin në Kosovë, përderisa vendi vazhdon të përballet me telashe institucionale dhe mungesë të institucioneve stabile.

Zeqiri në një intervistë për Ekonomia Online tha se rrjetet sociale ua japin mundësinë qytetarëve që të shprehen lirshëm, por se sipas tij, kjo është një turp i madh që po ndodhë duke iu referuar fyerjeve.

Ai solli si shembull një rast konkret, duke përmendur figurën e Rifat Jasharit, duke shtuar se është mirë që për raste të tilla të ketë masa disiplinore.


- Advertisement -

Zeqiri apeloi që akuzat të adresohen vetëm përmes institucioneve të drejtësisë, pasi sipas tij gjuha e urrejtjes mund të prodhojë pasoja të rënda.

Ai u shpreh kundër çdo forme dhune dhe gjuhe të ashpër ndaj secilit person.

Zeqiri kritikoi fenomenin e komenteve publike pa kompetencë profesionale dhe bëri thirrje për vetëdijesim dhe ndarje të përgjegjësive shoqërore.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *