Majori Getoar Rexhepi përfundon me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani

Një lajm i mirë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi oficeri major Getoar Rexhepi ka përfunduar me sukses programin e Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC ILE) në Detashmentin e 7-të ILE të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Ky program ofron arsimim profesional ushtarak për oficerët e gradave të mesme, duke i përgatitur ata për detyrat udhëheqëse në nivelet operacionale dhe strategjike.

Përmirësimi i aftësive për planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë është një kontribut i rëndësishëm për profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *