Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar pas deklarimeve të zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian, Marta Kos, lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Kryembrojtësi i Thaçit ka shkruar se nuk i takon Kosit që ta paragjykojë çështjen e aktgjykimit, nëse Specialja ka vepruar në mënyrë të njëanshme apo jo.
Ende duhet të përcaktohet nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e z.
Thaçi.
Nuk i takon Marta Kos-it ta paragjykojë këtë çështje.
Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues në këtë rast.
Raportin e tyre mund ta lexoni këtu.
Ai në postimin e tij ka publikuar edhe një raport të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i cili trajton çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ndryshe, komisionerja për Zgjerim, Kos, në ditën kur u shpall aktgjykimi, shkroi se Specialja është e paanshme dhe e pavarur, ndërsa vendimi duhet të respektohet.
Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur.
Gjykimi i saj duhet të respektohet dhe të dënuarit kanë të drejtë ankese.
Bëhet fjalë për përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës.
Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





