Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku konfirmohet se Kuvendi i Kosovës ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Nagavci tha se dekreti i presidentes Osmani bie ndesh me Kushtetutën dhe i fton deputetët të lënë anash inatet politike për të zgjedhur presidentin.
Ajo gjithashtu tha se është e panevojshme të shkojmë në zgjedhje të reja.
Nagavci gjithashtu përmendi se duhet të analizohet vendimi i Gjykatës për të parë emrat e kandidatëve potencial për presidentin e vendit.





