Ricardo Gutierrez nga Federata e Gazetarëve Evropianë tha se Kosova po qëndron më keq se sa para katër viteve në raport me situatën e lirisë së mediave në vend.
Gutierrez gjatë një prezantimi të të gjeturave në konferencën për media nga Misioni Faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve tha se ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i dënojë deklaratat publike kundër gazetarëve, megjithatë ky i fundit nuk kishte pranuar.
Flutura Kusari, juristja e mediave, gjithashtu ka theksuar se janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur vullnet për bashkëpunim në lidhje me ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Shpresojmë që ligji për KPM-në do të draftohet me përfshirje të të gjitha grupeve të interesit, duke përfshirë shoqërinë civile dhe gazetarët.
