Kushtetuesja jep 34 ditë për zgjedhjen e presidentit, reagim i gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti

Gazetarja e Klan Kosovës, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, nuk prodhoi efekt juridik dhe për afatin 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.

Aktgjykimi i publikuar, sipas saj dëshmon se Kurti e ka kuptuar se juristët e tij nuk kanë qenë të aftë te kuptojnë se nuk do të jepet afat 60 ditë. ‘Mesi i artë; Pra, Kurti e mori vesh që i ka të paaftë krejt juristët rreth tij, se afati prej 60 ditësh nuk është për rastin konkret’, tha ajo njofton Klankosova.tv.

Thaçi-Mehmeti e vlerësoi formimin e vonshëm të qeverisë si ‘sebep’ që vendi s’po shkon në zgjedhje me automatizëm. ‘Mos shkuarja në zgjedhje me automatizëm e shpetoi fakti që qeveria është konstituuar vonë.


- Advertisement -

Presidentja nuk e ka shkelur Kushtetutën, por s’ka pasur nevojë ta marrë fare dekretin.

P.s. 34 ditë me zgjedh presidentin ose me gjetë gogolin e radhës’, theksoi gazetarja Thaçi-Mehmeti.


- Advertisement -