Lot.
Vetulla të ngrysura.
Duart hedhur pas kokës në mosbesim.
Këto ishin disa prej reagimeve që i publikoi mediumi Reuters nga turma e mbledhur sot në zemër të Prishtinës.
Ky ishte reagimi nga plot të pranishëm që po përcillnin vendimin e Gjykatës Speciale.
Kjo e fundit dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet e Rexhep Selimin me 13 sosh.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




