Çlirim Haziri fton qytetarët të protestojnë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë kundër aktgjykimin e Gjykatës Speciale

Çlirim Haziri, djali i veprimtarit dhe dëshmorit Xhavit Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte, nga ora 21:00, të mblidhen sërish në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, këtë herë në kundërshtim të aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe ka deklaruar se kundërshtimi ndaj tij do të vazhdojë.

Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe ka përfunduar postimin me mesazhin: ‘UÇK-ja ishte e popullit dhe populli nuk e braktis kurrë UÇK-në.


- Advertisement -

Sonte, ju pres në shesh!’.

Tubimi është paralajmëruar për sonte, më 16 shtator, në ora 21:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *