Dakota Johnson dhe Machine Gun Kelly kanë ndezur thashethemet për një lidhje, pasi u fotografuan duke shkuar së bashku në apartamentin e shoqes së tyre, Taylor Swift, në New York.
Aktorja 36-vjeçare u pa duke dalë nga një automjet jashtë apartamentit të Taylor në Tribeca përpara se MGK, i njohur edhe si Colson Baker, të mbërrinte 30 minuta më vonë.
Reperi, gjithashtu 36 vjeç, u shoqërua nga roja e sigurisë së aktores, sipas Deuxmoi.
Dakota ishte veshur thjesht me një jelek të zi dhe pantallona, ndërsa Machine Gun Kelly kishte veshur një xhaketë me një print skeleti.
Dyshja kaloi disa orë brenda apartamentit të këngëtares përpara se të shkonin në një hotel aty pranë dhe të qëndronin aty gjatë natës, raportojnë mediet.
Sipas TMZ, Taylor Swift ishte jashtë qytetit gjatë takimit të tyre.
Ylli i Fifty Shades of Grey dhe Machine Gun Kelly thuhet se u takuan për herë të parë në dasmën e Swift në Madison Square Garden.
Takimi i tyre vjen një muaj pasi u raportua se Dakota ishte ndarë nga këngëtari Role Model, i njohur edhe si Tucker Pillsbury, pas rreth tetë muajsh lidhje.
Aktorja “i dha fund lidhjes së tyre pak kohë më parë”, sipas People, pasi u fotografua për herë të parë duke darkuar së bashku me të më 29 dhjetor të vitit të kaluar në Los Angeles.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





