Rasti i rëndë i vrasjes në Gjakovë: i riu vdiq pas therjes me thikë

Një rast i rëndë është shënuar në orët e para të së martës në Gjakovë, ku i riu Rexhë Brahimaj u vdiq pas therjes me thikë.

Të afërm të të ndjerit kanë ndarë lajmin e kobshëm, ndërsa policia ka konfirmuar rastin e rëndë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se i dyshuari është ende në arrati. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.


- Advertisement -

Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, tha ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *