Hapja e Gjykatës Administrative në Kosovë: Rëndësia për Drejtësinë dhe Qytetarët

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Gjykatës Administrative të Kosovës, duke e cilësuar fillimin e funksionimit të saj si një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se rëndësia e kësaj gjykate nuk qëndron vetëm në themelimin formal, por në ndikimin që do të ketë në jetën e përditshme të qytetarëve. “Fillimi i punës së Gjykatës Administrative është ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, por rëndësia e saj e vërtetë do të ndihet jashtë këtyre ambienteve.

Në zyrat, në shtëpitë ku qytetarët presin përgjigje.


- Advertisement -

Në familjet që varen nga një vendim në punën e përditshme të administratës dhe në besimin që njerëzit kanë në raport me shtetin”, tha Haxhiu. “Vendimet administrative prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Kosovës.

Kur e kemi nisur këtë punë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi pasur para vetes një problem të njohur, shteti vendos kurse qytetari shpesh detyrohet të presë gjatë për ta kuptuar nëse vendimi i një institucioni është i drejtë apo i ligjshëm.

Në një Republikë demokratike, vendimi i administratës nuk mund ta lë qytetarin pa rrugë.

Edhe sot në një kapacitet tjetër, e shoh këtë gjykatë me të njëjtën bindje, reforma nuk matet me momentin kur shkruhet në ligj por atëherë kur qytetari fillon ta ndjej në jetën e vet.

Me hapjen e Gjykatës Administrative uroj fort që qytetari ta ndjej dorën e shtetit dhe uroj që çdo dorë që prek jetën e qytetarit të jetë e kujdesshme dhe e përgjegjshme”, deklaroi ajo.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *