Tragjedi në Venecia: 20-vjeçari humbet jetën në ujërat e San Polos

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në Venecia, pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos.

Sipas raportimeve, i riu ishte pjesë e një grupi prej tre personash që përfunduan në ujë.

Dy prej tyre arritën të shpëtohen nga një varkë që po kalonte aty pranë, ndërsa i treti nuk doli më në sipërfaqe.


- Advertisement -

Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm pranë kazermave të Guardia di Finanza.

Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 05:30, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në vendngjarje u angazhuan dy njësi zjarrfikëse të lagunës nga Dorsoduro, të mbështetura nga zhytës rajonalë, të cilët kryen kërkime intensive në zonë.

Rreth orës 07:15, trupi i të riut u lokalizua dhe u nxor nga uji, transmeton Top Channel, përcjell Klankosova.tv.

Në operacion morën pjesë gjithashtu karabinierët dhe ekipet mjekësore të urgjencës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *