Në një periudhë prej 24 orësh, 33 vatra zjarri janë raportuar në Shqipëri, ndërsa tetë prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe pesë të tjera janë nën monitorim.
Në këtë kohë, përballimit të situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse.
Forcat e Armatosura janë të përfshira në këtë përpjekje, duke përdorur efektivë, helikopterë dhe avionë Air Tractor.
Ndërhyrjet më të mëdha po zhvillohen në Malin e Dajtit, Gurë-Lurë të Dibrës dhe në Lufaj të Mirditës, ku ekipet po përdorin korridore ndarëse për të izoluar përhapjen e flakëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





