IKD vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin e ndryshimit të Kodit Penal në Kosovë

Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) po vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që synon ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, me qëllim që përdorimi i parasë publike gjatë periudhës së fushatës dhe parafushatës zgjedhore të konsiderohet si vepër penale.

Nismën e ka mbështetur edhe ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ndërsa IKD-ja po bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me peticionin për forcimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë sot deri në orën 15:00 në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *