Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka bërë publik raportin statistikor për muajin qershor 2026, ku përfshihen të dhëna mbi shtetësinë, migracionin, azilin dhe lejeqëndrimet në Kosovë.
Sipas raportit, gjatë muajit qershor janë lëshuar gjithsej 872 lejeqëndrime të përkohshme dhe 12 lejeqëndrime të përhershme.
Në fushën e shtetësisë, MPB bën të ditur se janë marrë 100 vendime për lirim nga shtetësia e Kosovës.
Ndërkohë, për fitimin e shtetësisë janë regjistruar 292 vendime pozitive dhe 257 vendime negative, ndërsa për rifitimin e shtetësisë janë marrë 556 vendime pozitive dhe 9 vendime negative.
Sa i përket migracionit dhe mbrojtjes ndërkombëtare, gjatë qershorit në Qendrën e Përkohshme të Pritjes për Migrantë janë akomoduar 72 migrantë, ndërsa në Qendrën e Azilit janë regjistruar 8 aplikime për azil.
Raporti po ashtu tregon se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë person i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.
Sipas MPB-së, raporti përmbledh të dhënat mujore të Departamentit për Natyralizim, Azil dhe Migracion, duke pasqyruar aktivitetet institucionale në këto fusha gjatë muajit qershor 2026.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





