Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.
Sipas ministrit, përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.
Hoti theksoi se qëllimi i Ministrisë është ndërtimi i politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe u garantojnë atyre qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale. ‘Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse’, ka bërë të ditur ministri Hoti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





