Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin A.
J.
Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haxhiu në një postim në rrjetin social në Facebook ka falënderuar Kolonelin Berg për angazhimin e tij në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së.
Kolonel Berg u vlerësua për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





