Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kolonelin A.
J.
Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haxhiu e falënderoi kolonelin Berg për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





