Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Evropës, duke ritheksuar se rruga euro-atlantike mbetet orientimi i vetëm strategjik i Kosovës.
Ai ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin drejt marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.





