Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë.
Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit.
Haradinaj shprehet: ‘Më 30 prill 1999, ai dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme komandant Ilaz Kodrës dhe dëshmorëve të kombit.’





