Eman Rrahmani, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se mbi 10 milionë e 600 mijë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për polisa sigurimi për automjetet e mërgimtarëve.
Deklaratat e tij u bënë publike në një postim në Facebook dhe në emisionin ‘DPT te Fidani’, ku gjithashtu u bë e ditur se 355 milionë euro janë ndarë kryesisht nga buxheti qendror për organizatat joqeveritare gjatë pesë viteve të fundit.





