Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 6 majin si datën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Përmes një postimi në Facebook ai kujtoi edhe 6 majin si ditën kur vëllai i tij Luani ra dëshmor.
Sot, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, nderuam me respekt heroin e Kosovës, Gjeneralmajor Luan Haradinaj, si dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.
Nga brezi i luftëtarëve të lirisë, Luani ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tyre do të mbizotërojë gjithmonë mbi dhimbjen.





