Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë.
Në pranga ka rënë K.
K. 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle me akuzën për trafik narkotikësh.
I arrestuar akuzohet se në bashkëpunim ka trafikuar në Spanjë 82.84 kg kokainë të fshehur në një kontejner, lëndë e sekuestruar në shkurt të këtij vitit në portin e Vigos në Spanjë.
Policia e Shtetit ka finalizuar faza e 93-të e operacionit të koduar ‘Operacionalja’.
Kapet në Vlorë, pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82.84 kg kokainë.
Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K.
K., 30 vjeç, i lindur në Vlorë.
Autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’.
