Reagimi i Ermal Mamaqit pas incidentit në Ferma VIP: ‘Momenti i rëndë që la ndjesi të pakëndshme’

Opinionisti i spektaklit Ferma VIP, Ermal Mamaqi, ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit mes Fabjola Elezajt dhe moderatores Arbana Osmani.

Ai shprehet i habitur nga situata, duke theksuar se në 25 vite eksperiencë në televizion nuk ka parë diçka të ngjashme.

Mamaqi vlerëson reagimin e Arbana Osmanit si të qetë dhe të menaxhuar mirë, ndërsa kritikon sjelljen e Fabjolës si të papranueshme për një program televiziv.


- Advertisement -

Ai ngrit pyetjen nëse sjelljet e tilla duhet të tolerohen në një spektakël me rregulla të qarta, duke sugjeruar reflektim për kufijtë e komunikimit në ekran.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *