Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim lamtumirës me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, për të diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe proceset e ardhshme për Kosovën.
Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin suedez për kontributin e tij dhe të Suedisë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Në takim, Haradinaj kërkon që Suedia të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.
Ai falënderon Ambasadorin Westerlund për kontributin e tij në rrugëtimin e shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkon mbështetjen e tij për proceset jetike për Kosovën.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





