Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është përfshirë në ndërhyrje pas shpërthimit dhe përhapjes së një zjarri me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë të Komunës së Pejës.
Pas analizës, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në terren janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare.
Operacioni ka nisur me qëllim të izolimit të vatrës së zjarrit, parandalimit të ndotjes toksike të mjedisit dhe shmangies së pasojave të mundshme për shëndetin publik.
Njësitë e FSK-së po veprojnë në koordinim me autoritetet qendrore e lokale, shërbimet e emergjencave civile dhe popullatën lokale për normalizimin e situatës.
FSK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës, në përputhje me detyrat dhe misionin e saj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





