Reagimi i Kryetarit të Prishtinës për shtëpinë në Rrugën A: ‘Ndërtuar pa leje në pronë komunale’

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për shtëpinë në “Rrugën A”, një pjesë e së cilës është shembur.

Ai ka thënë se ajo është ndërtuar pa leje dhe se ndodhet në pronë komunale.

Rama ka shkruar në facebook: “Sqarim për qytetarët, Shtëpia në Rrugën A: është ndërtuar pa leje; ndodhet në pronë komunale”.


- Advertisement -

Kryetari shton se evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

Ai gjithashtu thekson se, edhe pse objektet janë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

Kryetari lus personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *