Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rikujtuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës, 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ai ka publikuar një fotografi të ish-zëvendëspresidentit amerikan në atë kohë, Joe Biden me Hashim Thaçin. ‘Një ditë para shpalljes së vendimit të GJND-së, më 21 korrik 2010: Zëvendëspresidenti Biden ia dha Babit titullin më të nderuar: George Washingtoni i Kosovës.
Krenari pafund!’, ka shkruar ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





