Protestat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë vazhdojnë për të nëntën natë radhazi, duke mbledhur qytetarë dhe figura publike që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Midis personazheve të njohur që kanë marrë pjesë në këto tubime është moderatorja dhe modelja e njohur, Françeska Rrustemi.
Ajo ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, ku shihet në sheshin e Prishtinës, mes protestuesve të shumtë dhe individëve të veshur me bluza që kanë simbole të UÇK-së dhe mesazhe në mbështetje të kauzës së protestës.
Në njërën prej fotografive të publikuara në InstaStory, Rrustemi është parë pranë Anita Haradinajt dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.
Krahas pamjeve nga sheshi, moderatorja ka përdorur edhe hashtagun e protestës, #JoNëEmrinTim, duke shprehur kështu publikisht mbështetje për tubimet që po zhvillohen prej nëntë ditësh në kryeqytet.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




