Ragnar Almqvist, ambasador jorezident, ka bërë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku, i cili tri vite më parë ra në krye të detyrës.
Në një postim në rrjetin “X”, ambasadori theksoi rëndësinë e vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit në Banjskë.
Ai shprehu: “Këtë mëngjes iu bashkova kolegëve dhe miqve për të nderuar guximin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës para tre vitesh.
Mbetet thelbësore që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vihen para drejtësisë.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




