Protesta për herë të 21-të në Tiranë: Kërkesat e qytetarëve për largimin e Qeverisë

Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për herë të 21-të mbrëmjen e djeshme.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, duke kërkuar të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata kanë mbajtur fjalime para Kryeministrisë dhe kanë bërë thirrje për të qëndruar në shesh deri në largimin e Qeverisë.


- Advertisement -

Protestuesit kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida dhe i kanë dhënë afat kryeministrit Rama për të dorëhequr deri të dielën.

Edhe deputetja Marjana Koçeku ishte pjesë e protestës.

Pas fjalëve të tyre, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *